Edhe pse në Bora Bora, Demi Lovato reflekton për momentet më të errëta…

Showbiz

Përveç angazhimeve të saj në muzikë, Demi Lovato ndodhet në Bora Bora me dy miqtë e saj më të ngushtë. Këngëtarja ka përfituar nga ky moment i bukur me miqtë e saj për t’i falënderuar ata për çdo gjë që kanë bërë për të.


Bashkangjitur fotos me miqtë e saj Demi shkruan; – “Faleminderit që nuk më keni lënë asnjëherë vetëm në momentet e mia më të errëta, që më keni fshirë lotët, madje dhe ato lot që kanë dalë duke parë filmin ‘Moana’. Faleminderit për besnikërinë, sinqeritetin dhe çdo gjë tjetër”.