“Beyonce nuk është këngëtare” – Carlos Santana kërkon falje

Showbiz

santana

Duke dashur të përgëzonte Adele për përformancën e saj në Grammy, Carlos Santana është shprehur se “Beyonce nuk është këngëtare”. Kjo frazë nuk është pritur aspak mirë nga fansat të cilët kanë shpërthyer në komente të ashpra ndaj tij.

Pas reagimeve të tillë, Santana ka bërë një postim tjetër sqarues. “Qëllimi im ishte të përgëzoja Adele-n për natën e mahnitshme në “Grammy”. Komenti për Beyonce-n është marrë keq, jashtë kontekstit. Unë kam respekt të madh për të si person dhe artiste. I uroj Beyonce-s dhe familjes së saj gjithë të mirat!” – ka shkruar muzikanti i famshëm.

Mesa duket, legjenda e Rockut vlerëson më shumë zërin se sa përformancat në skenë dhe sipas tij kjo është arsyeja pse Adele shpallet gjithmonë fituese duke rrëmbyer një numër të konsiderueshëm çmimesh.