Alex Rodriguez 23 vite më parë ëndërronte për JLo-në

Showbiz

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë një nga çiftet që i kanë bërë të gjithë të ëndërrojnë për dashurinë e përrallave! Ata e kanë të pamundur të mos e shfaqin se janë të dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit. Por a e dini se para se ata të ishin çift, Alex ka qenë një fans i madh i Jennifer që ëndërronte që një ditë ta takonte.

Disa kohë më parë ai ka publikuar një autograf që JLo e ka firmosur 20 vite më parë, pa e ditur që ky do të ishte njeriu që do t`i rrëmbente zemrën një ditë. Ndërsa ditën e djeshme, bejsbollisti ka publikuar një video, kur ishte vetëm 23 vjeç dhe ëndërronte ta takonte këngëtaren. Pasi e pyesin se cila është gruaja e ëndrrave të tij, ai shprehet: “Jennifer Lopez! Shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on