Këngëtarja shqiptare, ze vendin e Rihannës në performancën e…

Showbiz

rihanna12124314
Festivali Coachella është duke u zhvilluar këto ditë, nën tingujt e këngëtarëve dhe DJ-ve më të mirë ndërkombëtarë. Ditën e djeshme, në skenë u ngjit Eminem i cili mes shumë këngësh, performoi edhe “The Monster”. Kjo këngë është shkruar nga Bebe Rexha, në kohën kur nuk e njihte askush dhe më pas iu shit Eminem dhe Rihannës. Kënga u kthye në hit asokohe dhe i dha një shtysë tejet të mirë këngëtares shqiptare për tu njohur në tregun muzikor.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Dhe pikërisht në Coachella, teksa Eminem performoi këngën “The Monster”, në skenë nuk u ngjit Rihanna. E ftuara speciale ishte pikërisht Bebe Rexha. “Nata e kaluar ishte si nëpër filma. Këndova këngën që më ndryshoi jetën me një legjendë. Faleminderit Eminem që më bërë pjesë të kësaj,” ka shkruajtur Bebe.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on