Elvana Gjata tejkalon pritshmëritë: Në krye të listave ndërkombëtare!

Showbiz

elv gjata
Pak ditë më parë ajo publikoi bashkëpunimin më interesant dhe të veçant me reperin e njohur amerikan, Ty Dolla Sign, duke e cilësuar “Off Guard” hitin e kësaj vere. Elvana Gjata po zhvillon karrierën e saj përtej kontinentit dhe sukseset e saj po arrijnë nivele të reja.

Duke u bërë pjesë e albumit me artistë të famshëm në Amerikë e botë, Elvana po kryeson listat me bashkëpunimet e saj të njëpasnjëshme. Këtë gjë e ka bërë publike edhe menaxheri i saj Poo Bear, i cili tregon se ajo po arrin majat shumë shpejt.