Jennifer Lopez, u mëson të gjithëve koreografitë e saj shpërthyese!

Showbiz

jlo dinero
Mund të themi se J.Lo është një nga këngëtaret më energjike, klipet e së cilës janë të mbushura me lëvizje kërcimi nga më të bukurat. Dihet tashmë se çdo këngë e saj bëhet HIT si dhe lëvizjet e saj kthehen në trend. Së fundmi, Jennifer ka mësuar disa vajza, në një emision televiziv ku ishte e ftuar, koreografinë e këngës së saj të re, “Dinero”.
“Kur realizoj diçka mendoj për gjërat që dua të arrij, i dua paratë, e dua unazën dhe ja dal,” ka thënë këngëtarja gjatë leksionit të shkurtër të kërcimit që ka dhënë, duke e lidhur kështu deklaratën e saj edhe me hitet e fundit “Dinero” dhe “El Anillo”.