Flet aktorja e njohur mbi paragjykimet për martesën e saj

Showbiz

Priyanka Chopra aktorja indiane u martua me Nick Jonas disa muaj më parë në një dasmë që mori vëmendjen e të gjithëve.  Arsyeja e vëmendjes së madhe që  mori kjo dasmë ishte fakti se Nick është 26 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij 36, por për ta mosha nuk ka qenë kurrë një problem për ta. Së fundmi në një intervistë Priyanka rrëfeu se ka shumë urrejtje rreth vetes për faktin që është 10 vite më e madhe se bashkëshorti. “Njerëzit çfarë nuk kanë thënë për ne lidhur me moshën dhe akoma flasin. Habitem pse gëzohen kaq shumë kur mashkulli është më i madh dhe tregojnë kaq urrejtje kur femra është më e madhe. Na kanë diskriminuar”,- ka thënë aktorja indiane.