Beauty Guru zbulon se është transgjinore!

Showbiz

Nikkie de Jager ose NikkieTutorials siç njihet në youtube ndau dje me ndjekësit të vërteten që fshihte prej kohësh. Ajo tha publikisht përmes një videoje se është transgjinore.

Nikkie ndau historinë me 12 milion njerëz që e ndjekin në kanalin e saj. Gjatë rrëfimit ajo falenderoi të ëmën duke e quajtur si mbështetjen më të madhe dhe se kanali në YouTube me këshillat e make up-it nisi gjatë kohës së tranzicionit të saj.

Gjatë rrëfimit ajo tha se e dinte që ishte vajzë që fëmijë. Që në moshën 6-vjeçare zgjati flokët dhe nisi të identifikohej si e tillë.

” Kam dashur gjithmonë ta ndaj këtë pjesë timen me ju. Thjesht doja ta bëja sipas kushteve të mia, por ja që jetojmë në një bote ku njerëzit i urrejnë ata që janë të vërtet me veten. Jam shantazhuar nga njerëz që donin t’ja tregonin medias historinë time, por kjo s’më frikësoi!- shprehet ajo në fillim të videos.

Disa fëmijë në klasë më kuptonin, të tjerë jo, por s’ka problem. Do t’i jem përgjithmonë mirënjohse edhe mësueseve që më mbështetën në këtë rrugëtim.”

Ajo tha se nisi të merrte hormone që kur ishte 14-vjeç dhe përdori barna që “parandalojnë rritjen” për të mos u zgjatur më. Plotësisht grua e gjeti veten kur ishte 19-vjeç, pak pasi kishte nisur të bënte videot e para në YouTube.

“Jam po unë, Nikkie. Asgjë s’ndryshon rreth kësaj. Gjëja e fundit që do të doja në jetë është të mos më besonit më pas kësaj që ju tregova, apo të më shihni ndryshe. Kjo që bëra më çliroi shumë, por në fund të ditës mbetem unë.