Lumi B ironizon kolegët: Kush po i ble klikimet?

Showbiz

lumi BB
Reperi i njohur shqiptar Lumi B para pak ditësh solli projektin e tij veror “Makiato” që deri më tani ka marrë mbi 1 milion klikime, mesa duket mendon se kolegët e tij po i blejnë klikimet në You Tube. Para pak orësh ai ka postuar një Instastory ku ka veshur një kapelë policie dhe shkruan: “Polici i klikimeve, kush po i blen?”

lumi b
Me këtë mënyrë ai ka thumbuar kolegët e tij të cilët mburren se kanë shumë klikime. Blerja e klikimeve duket se është një fenomen shumë i përhapur me këngëtarëve shqiptarë, pasi shpeshherë klikimet janë shumë më tepër nga sa mund të kenë famën.