Përfitimet e Juventusit, nëse zyrtarizohet transferimi i Ronaldos!

Sport

juve
Një specialist i ekonomisë është shprehur se nëse Juventus i jep një pagë vjetore 30 milionë euro Cristiano Ronaldos, ato do të kthejnë 50 milionë fitime dhe rritje ekonomike.
Transferimi i Ronaldos nga Reali i Madridit tek Juventusi për shifrën 100 milionë euro nuk përbën ndonjë shqetësim të madh për ekipin juventin. Produktet e Juventusit në mbarë botën, pritet të trefishojnë shitjet.

juventus

Të gjitha këto përkthehen në përfitim monetar për klubin italian, i cili aktualisht shet shumë më pak produkte se Barcelona apo Reali i Madridit. Problemi më i madh qëndron tek paga vjetore e cila do të jetë 30 milionë euro. Por, Ronaldo do të bëjë që shitjet e Juventus të shtohen. Vlera e aksioneve e ekipit të Juventusit ka ardhur në rritje. Vitin e fundit ato u rritën 22%. Kapitali i klubit ka shkuar nga 665 milionë euro në 825 milionë euro.