Pas Ronaldos, një tjetër futbollist transferohet tek Seria A!

Sport

ronaldo juve

Transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos është një nga lajmet më të bujshme në botën e futbollit aktualisht, por një tjetër lajm ka gëzuar fansat e Serisë A.Mediat italiane raportuan sot se Napoli është shumë pranë transferimit të Angel Di Marias nga Paris Saint Germain, duke bërë që kampionatit italian t’i shtohet një tjetër yll.Argjentinasi nuk shihet si titullar nga Tuchel te PSG-ja dhe ka përfunduar në listën e lojtarëve që mund të largohen këtë verë për të siguruar para për bilancin e klubit.

di maria
Nga ana tjetër, De Laurentiis dëshiron t’i dhurojë Ancelottit një futbollist cilësor, që do të ngrinte entuziazmin në klub dhe njëkohësisht nuk do të kushtonte shumë para. Trajneri i sapoemëruar i Napolit dhe Angle Di Maria kanë punuar bashkë edhe te Reali i Madridit, në sezonin 2013-2014, para se argjentinasi të largohej drejt Manchesterit.