Ja si reagojnë fansat nga kjo foto e Meryem Uzerli

Showbiz

meryem654

 

Meryem Uzerli është tashmë një aktore e mirënjohur jo vetëm në Turqi, por kudo në Europë. Ajo u prezantua për publikun shqiptar si Hyrem tek “Sulltani i Madhërishëm”. Më pas, erdhi përsëri me një serial akoma më të suksesshëm ku fitoi zemrat e gjithë publikut shqiptar. Bëhet fjalë për rolin e saj si Selin në “Mbretëresha e Natës.”

Disa ditë më parë, ajo ndau me fansat e saj në Instagram një fotografi selfie ku duket totalisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në ekran. Aktorja e famshme duket se ka zgjedhur të jetë plotësisht natyrale, pa vënë aspak grim.

Megjithatë, disa nga fansat kanë komentuar se ishte shumë e vështirë për ta njohur nëse ishte në të vërtetë ajo. Të tjerë kanë përkrahur faktin se këngëtarja ka zgjedhur të jetë plotësisht vetvetja. Shihni foton e mëposhtme dhe na thoni ju se ç’mendoni!

meryem123