“Jam i lodhur nga muzika, tani melodia ime është ajo” si ka ndryshuar jeta e Renisit pas lindjes së Aurës

Showbiz

Këngëtari i njohur, Renis Gjoka është bërë baba për herë të parë vetëm pak muaj më parë.Teksa ishte i ftuar në një emision, ai tha se kur lindi vajza vendosi të shkëputej nga muzika dhe ekrani, në mënyrë që t’i përkushtohej vajzës dhe të kalonte sa më shumë momente pranë saj.

Këngëtari tregoi se i këndon vajzës këngë dhe se Aurës i pëlqen shumë kënga ‘You are so beautiful’.

‘I këndoj këngë të huaja. I pëlqen kur këndoj ‘You are so beautiful’. Kohët e fundit kam vënë re që ka qejf edhe Sting-un pasi po shihja një koncert të tij dhe nga fillimi deri në fund u fiksua aty dhe e shijoi komplet. Unë mundohem që mesa kam mundësi të ndikoj në shijet e saj muzikore. I këndoj me zë të ulët.  Pasi mbaroj këngën më zë gjumi edhe vetë. Është ndjesi shumë e bukur. Mua më vjen mirë se po e shijoj më maksimum dhe kjo është arsyeja pse jam shkëputur kohët e fundit nga muzika, mediat, intervistat. Jam shumë i dedikuar, I bëj xhiro me karrocë. I kam provuar të gjitha”, u shpreh Renis Gjoka.