Jennifer Lopez më në fund merr propozimin për martesë: Unaza e saj, thjesht marramendëse!

Showbiz

j lo a rod
Pas dy vitesh lidhje, duket se çifti i famshmëm i Hollywood ka marrë hapin e madh. Jennifer Lopez ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj Alex Rodriguez, i cili ka ditur ta bëjë këtë moment të paharrueshëm.Unaza me një diamant gjigand, mendohet se ka një çmim numri i të cilit shkon me 7 shifra.

20AA49E8 9AEB 4A87 B42F 4B36CD630CE1

“Ajo tha Po!; ka shkruar ish-sportisti nën një foto në llogarinë e tij në instagram, ku duken duart e çiftit, ndërsa J.Lo mban në gisht unazën me gurin gjigand.Sipas E!News me shumë mundësi unaza ka kushtuar rreth 1 milion dollarë.50- vjeçarja dhe partneri i saj aktualisht po shijojnë pushimet romantike në Bakers Bay, Bahamas ku me shumë mundësi është bërë edhe propozimi për martesë.Kjo do të jetë martesa e katërt për Jennifer Lopez!