Emina Cunmulaj, poston foton e parë të vajzës së porsalindur me Ella-n!

Showbiz

emina goca
Përpara dy ditësh modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë të një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin veçantë Mia Soraya. Modelja e ka ndarë lajmin bukur me të gjithë fansat e saj nëpërmjet një fotoje ku shfaqej së bashku me të bijën.

emina dtl
Siç ka treguar dhe vetë Emina me postimet e saj në Instagram, ditën e sotme ka mbërritur në shtëpi, ku dhe ka ndarë një foto të ëmbël të vajzës së saj të madhe Elia dhe vogëlushes së porsalindur. “Bota ime! Tani ju do ta keni njëra-tjetrën përgjithmonë. Lum motra për motër. Ella Faria ka rënë në dashuri me Mia Soraya-n”, shkruan Emina në foton e saj, ku Elia shihet shumë e lumtur me pranin e së motrës.

ella