Rebelohet Ozge Ozpirinci: “Të pëlqesh veten qenka akt rebel”

Showbiz

Ozge Ozpirinxhi, ka qenë dhe mbetet një nga aktoret që përkrahin natyralitetin dhe në jetën e përditshme është parë vazhdimisht e pagrimuar.  Ajo shpesh është vlerësuar nga fanset e saj femra për faktin se i ka qëndruar larg make up- it të rëndë e sigurisht ndërhyrjeve estetike. Por një kritikë me tone të ashpra dhe fjalë të papëlqyera, i është bërë aktores nga këngëtarja Esra Balamir.

Kjo e fundit e ka përmendur aktoren gjatë një interviste televizive të ditëve të fundit, si shembullin i moskujdesit për veten dhe shkoi më tej duke përdorur epitete jo etike, për faktin se ajo nuk i lyen flokët dhe nuk i mbulon thinjat në baluket e saj. “Ndihem i trishtuar kur shoh Özgenë në ekran. Se herë e shoh, dua të shkoj te ajo me vrap, t’i lyej flokët!”.

Pas kësaj Ozpirinxhi, aktorja e cila takohet përditë me publikun e ‘Turkish Stories’, përmes personazhit të Baharit, në serialin “Grua”, nuk e ka lënë pa një përgjigje kritikën që iu adresua. “Në një shoqëri që përfiton nga dyshimet te vetja, të pëlqesh veten qenka një akt kryengritës “, reagonte ajo në postimin e saj duke e nënshkruar atë me gërma kapitale me fjalët: PËRGJITHMONË REBELE!