Jessica Alba tregon ‘sakrificën’ që duhej të bënte, për të mos ‘provokuar’ meshkujt!

Showbiz

Kur ke forma trupore të rrumbullakosura, djemtë janë më të prirur të të kushtojnë vëmendje e të të ngacmojnë. Të paktën kështu mendonte Jessica Alba e cila pranoi se kufizoi dietën e saj kur ishte e re thjesht sepse kishte turp që tundonte djemtë. Aktorja 38 vjeçare është rritur në një familje konservative ku prindërit i kërkonin mos të vishte veshje të caktuara sepse ishte e bëshme.

“Ishte e thënë të ndihesha në turp nëse tundoja burrat. Pastaj ndalova së ngrëni shumë kur u bëra aktore. E bëra veten të dukesha më shumë si djalë në mënyrë që mos të merrja aq shumë vëmendje. Asgjë rreth të qenit e suksesshme në biznes nuk është e lehtë.”- u shpre ajo në “Goop health summit”.Jessica është rritur si katolike,por vendosi të largohej nga kisha për shkak të besimeve kundërshtuese për të drejtat e homoseksualëve apo seksit paramartesor. Ajo ndihej sikur fakti që ishte e dëshirueshme nga të tjerët, ishte faji i saj.“Burra më të vjetër më ngacmonin dhe pastori më thonte që ndodhte sepse kisha veshur gjëra provokative, por nuk ishte kështu. Më bëri thjesht të ndihesha sikur në çfarëdolloj rasti që isha e dëshirueshme nga seksi tjetër ishte faji im. Më bëri të kisha turp nga trupi im dhe të qenit grua.”- ka treguar ajo më herët për “Elle”.