Amine dhe Mesut marrin dhuratën e parë të dasmës, nga aktori i njohur turk!

Showbiz

Amine Gulse dhe Mesut Ozil do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, në 7 qershor të këtij viti. Çifti kanë bërë publike hap pas hapi detaje nga marrëdhënia e tyre dhe duken mjaft të lumtur bashkë. Tashmë, ka ardhur momenti që ata të “llastohen” nga dhuratat e shumta të dasmës.

I pari që i ka dërguar një dhuratë, është aktori i njohur Engin Altan Duzyatan. Duke qenë fansa të aktorit, dhurata e tij duhet të ketë qenë një surprizë mjaft e bukur për çiftin. Ai u ka dërguar veshjen e plotë që ka mbajtur gjatë rolit të tij të fundit. Duke përfshirë këtu edhe parzmoren dhe çdo gjë që ne kemi parë në ekran. Një dhuratë simbolike, por tepër domethënëse si për Engin ashtu edhe për çiftin.