Pınar Deniz dhe Jigit Kirazçi më të dashuruar se kurrë!

Showbiz

Çifti i aktorëve Pınar Deniz dhe Jigit Kirazçi janë shprehur se lidhja e tyre e dashurisë është nga gjërat më të bukura ju ka ndodhur dhe janë mirënjohës për këtë. Dyshja tregoi se edhe pse aktualisht janë të zënë me impenjimet e tyre profesionale dhe koha nuk i lejon të qëndrojnë gjatë pranë njëri-tjetrit, kur kjo ndodh, vlen shumë. “Më mjafton ta shoh kur kthehem në shtëpi. Na mungon njëri-tjetri, por edhe kjo është shumë e këndshme” – ishin fjalët e aktores. Të dy pohuan se fokusi i tyre aktualisht është te karriera, ndërsa lidhja romantike rritet e forcohet çdo ditë dhe më shumë por pa mbërritur në plane të afërta martese.