Jim Belushi hap lokal në SHBA, i vendos emër tipik shqiptar

Showbiz

Aktori i njohur Jim Belushi, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij shqiptare. Së fundmi ai ka hapur një lokal në Oregon, SHBA, ku ka dhe fermën e tij.

Por e veçanta e këtij lokali, është emri që i ka vendosur, një emër tipik shqiptar. “Engjëll Cafe”, e ka quajtur aktori, duke treguar kësisoj se nuk i ka harruar rrënjën shqiptare.

Prej disa vitesh ai është shkëputur nga ekrani, ndërkohë që në fermën e tij po merret me kultivimin e marijuanës, e cila është e legalizuar.