Jo vetëm Blake Lively, një tjetër aktore e njohur do bëhet nënë së shpejti!

Showbiz

Dita e djeshme ka qenë e mbushur plot surpriza nga yjet e ‘Hollywood’. Pas Blake Lively është zbuluar edhe një tjetër pritje e ëmbël. Aktorja Keira Knightley konfirmoi shtatzëninë e dytë gjatë një feste të Chanel në Paris.Ajo u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur dhe të gjithë i patën sytë tek ajo.

E veshur me një fustan të bardhë, që ishte frymëzuar nga veshjet antike greko-romake, Keira i mahniti të gjithë. Aktorja u fotografua krah bashkëshortit të saj muzikantit, James Righton.Kujtojmë se Knightley njihet për disa role në filma të suksesshëm, por më i rëndësishmi është ai në ‘Piratët e Karaibeve’.