Jo vetëm turi botëror, Beyonce dhe Jay Z kanë një tjetër projekt bashkë!

Showbiz

bey jay z
Beyonce dhe Jay-Z pavarësisht kohëve dhe momenteve të vështira që kaluan, janë bashkë dhe këtë po e vërtetojnë edhe me turin e radhës, një vazhdim i tyre i nisur vite më parë ’OTR II’. Ata tashmë janë prindër të tre fëmijëve dhe prindër shumë të suksesshëm.

bey

Në koncertin që ata mbajtën ditën e djeshme, ata njoftuan të gjithë fansat se projekti i radhës do të jetë një magji e vërtetë, ata do të sjellin një album së bashku. Turma e fansave u magjeps nga ky lajm dhe ata zbuluan gjtihashtu se edhe ky album i ri ashtu si koncerti do të ketë skena të reja nga jeta e tyre familjare me fëmijët e tyre pranë.