Jonart, Rene, Mia apo Erlis: Ja cili është kuptimi i emrit të fëmijëve të vipave shqipëtarë!

Showbiz

vip beb
Përpara ardhjes në jetë të një fëmijë, vendimi më i vështirë për t’u marrë është vendosja e emrit. Si do te jetë ai: me prejardhje të huaj apo shqiptare, i gjatë apo i shkurtër, dhe shumë detaje të tjera. Më poshtë do të listojmë emrat me prejardhje më të vecantë të vipave shqiptarë.

vedati 1465037026 5391873
Vedat Ademi
Jonart është emri i djalit të tij dhe ka një domethënie mjaft të vecantë të cilën vetë këngëtari e ka shpjeguar. Kuptimi i tij është “arti jonë”.

nora 595x358
Nora Istrefi
Vajza e këngëtares Nora Istrefi dhe bashkeshortit të saj Robert Berisha quhet Rene. Një emër i shkurtër dhe jo shumë i degjuar për publikun shqiptar. Rene është emër që e ka prejardhjen nga frengjishtja dhe përdoret për të dyja gjinitë.

 640 0 5b65953f653cf
Rudina Magjistari
Për moderatoren Rudina Magjistari, emri i së bijës, Mia, mbart një histori të veçantë. Ndërsa ishte në një udhëtim të gjatë, bashkë me Xhavin, partnerin e saj, mendonin për emra për vajzën. Kishin menduar që një nga emrat do të ishte Mia. “Kur u ktheva në Tiranë dhe po flisja me mamin, ajo papritur më tha që kishte menduar një emër për vajzën, një që asaj i dukej shumë i bukur, por që kishte frikë se mua nuk do të më pëlqente ngaqë ishte pak i shkurtër. Pa mbaruar ajo fjalinë, unë e gjeta Mia?’ dhe ajo më tha Po. Nuk më duhej shenjë tjetër për të vendosur që vajza do të quhej pikërisht kështu”, është shprehur moderatorja për “Living”.

suada sherifi
Suada Sherifi
Ish ”Miss Albania”, Suada Sherifi shprehet se vajza e saj quhet Deisy dhe kuptimi i emrit është Day-s eye në gjuhën angleze dhe do të thotë Syri Ditës.

109521
Aurela Gaçe
Aurela Gaçe ka vendosur që vajzës së saj të parë t’i vendosë emrin Grace (Greis) që do të thotë “hiri i Perëndisë”. Në Amerikë, këngëtaren e thërrisnin Aurela Grejs për shkak se nuk e shqiptonin mirë mbiemrin, gjë që përcaktoi edhe emrin e vogëlushes së saj. Ndërsa emri i vajzës së dytë Abigail (gëzimi i babit) Isabelle (e përkushtuar në Zot). Abigail Isabelle Gjonaj. Bashkëshorti i saj ka qenë ai që ka zgjedhë këto dy emra për vogëlushet.

1327423215 ledina celo
Ledina Çelo
Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo, gjithashtu i ka vendosur djalit të saj një emër me prejardhje shqiptare, Ai quhet Erlis që do të thotë ërë lisi. Një emër mbase jo shumë i dëgjuar por me një domethënie shumë të vecantë.

7955c6dd7b0d5c8b10a71039eae1bfe3
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska
Emri i fëmijës së parë të Ermal Mamaqit dhe Amit, Noel ka origjinë hebreje. Kuptimi i tij është shumë i veçantë që do të thotë “i fortë ose i vullnetshëm”. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Ermali zbuloi dhe kuptimin e emrit të vogëlushes së tij të sapolindur.
“Po e them këtu për herë të parë, vajza ime quhet Sia ka thënë ai , është një emër biblik dhe ka kuptimin e fitores.