Kate Winslet: Nuk peshohem prej 12 vitesh. S’humbas kohë me këto gjëra përndryshe do harroja të jetoja

Showbiz

katewwnn

“Nëse harxhon shumë kohë duke u përqendruar në gjërat e gabuara si pesha jote, atëherë do harrosh të argëtohesh, apo jo? Më ka rastisur të pi çajra të ndryshëm për t’u dobësuar, por nuk kanë shije të mirë dhe janë shumë të mërzitshëm. Nuk e di se sa peshoj, hera e fundit që kam hipur mbi një peshore, ka qenë përpara 12 vitesh.”

winslet titanic 001 inline today 160613 3b02c47a4e91166d7c728bddf9e39b41.today inline large

Aktorja Kate Winslet, diellore dhe e qeshur, nuk lë asnjë pyetje pa iu përgjigjur me humor, në intervistën e Jimmy Fallon, ku ishte e ftuar për të promovuar filmin e saj të funidt “The mountain among us”. Aktorja, nënë e tre fëmijëve, prej vitesh po tërheq vëmendjen e shikuesve për të mos krijuar një marrëdhënie obsesive me peshën, këtë e tregojnë edhe linajt e saj të kolme.

“Sigurisht që më intereson të jem e shëndetshme por jo e dobët!” Ajo e ka vuajtur më parë faktin e të qenit e mbushur. Disa herë, gjatë adoleshencës, e kanë vënë në lojë ndërsa sot është ajo që qesh me të gjithë ata që janë bërë robër të peshores!