Kenan İmirzalıoğlu dhe Kıvanç Tatlıtuğ përjetojnë të njëjtin emocion…

Showbiz

Kenan İmirzalioglu, i cili përjeton prej pak kohësh, ndjesi të njëjta me kolegun e tij Kıvanç Tatlıtuğ, pasi që të dy presin të bëhen prindër, në intervistën e tij të fundit ka shprehur gëzimin për mikun dhe kolegun e tij të vjetër. Në lidhje me emocionin e atësisë ai tha se ka diskutuar privatisht me mikun e tij dhe u shpreh se ata arrijnë ta kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin. Kenan tha se emocionet, shqetësimet, lumturina e tyre është e ngjashme në këtë periudhë. Lidhur me ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë, aktori buzagaz, u shpreh se “personi më i bukur në botë” po vjen. Edhe pse në rol antagonist, Kivanç ndau sheshxhirimin me Kenan vite më parë, në të njëjtin projekt ku talenti i padiskutueshëm i të dyve dhe dashuria e publikut, bëri këdo që i admiron nga ekrani të ndjekë jetën e tyre, me po të njëjtin interes sa edhe personsazhet që ata interpretojnë.