Ezgi Mola nderohet me çmim në “New York Turkish Film Festival”

Showbiz

Një tjetër nderim për protagonisten e serialit “Apartamenti i Pafajësisë” aktoren Ezgi Mola. Pas çmimit nga “Golden Butterfly Award”, aktorja ka marrë pjesë në ‘New York Turkish Film Festival’. Në këtë ceremoni u prezantuan filma, seriale dhe emra të njohur të kinemasë turke. Ky event u ndoq gjithashtu online, ku personalitete të kinemasë mbajtën një konferencë. Ezgi Mola dhe Serkan Keskin, ishin dy emrat të cilët ndoqën nga afër edicionin e 18 të këtij eventi me rëndësi ndërkombëtare. Gjatë ceremonisë, aktorja ka mbajtur një seancë me pyetje-përgjigje. Ndërkohë ajo nuk ka nguruar të publikojë në rrjetet sociale disa foto nga rrugët e New York-ut. Kujtojmë se ndryshe nga jeta e komplikuar e personazhit që ajo interpreton në serial, Safijes, aktorja po bëhet gati të martohet me të dashurin e saj biznesmen, Mustafa Aksakali. Seriali në të cilin ajo mban një rol kryesor “Apartamenti i Pafajësisë”, ju fton para ekranit, çdo mbrëmje në orën 20:10 në Jolly HD dhe orën 21 në 3 Plus.