Kendal Jenner irriton fansat: Veprimi i pahijshëm i modeles…

Showbiz

kendall met
Mbrëmja e djeshme mblodhi të gjitha yjet në Met Gala. Sigurisht, midis tyre ishte edhe Kendall Jenner, modelja e cila është një ndër vajzat më të suksesshme në industrinë e modës. Por, gjatë parakalimit të saj në tapetin e kuq, teksa paparacët po e fotografonin, fansat vunë re një gjest jo fort të këndshëm nga ana e saj.

kendall met gala

Shumë prej tyre janë irrituar, pasi modelja ka shtyrë një moment një asistent që thjesht po bënte punën e vet. Përse? Sepse 22 vjeçarja kishte nevojë për hapësirën e saj gjatë bërjes së fotove. Kjo gjë i irritoi tejmase fansat, të cilët e kanë konsideruar si totalisht të pahijshëm dhe të paedukatë modelen e njohur.