Kendall Jenner në një romancë të re?

Showbiz

Modelja e njohur, Kendall Jenner duket se po përjeton një romancë të te me basketbollistin Devin Booker. Ajo ka darkuar mbrëmjen e kaluar në Malibu dhe ishte kujdesur të duket mjaft elegante me fustanin ngjyrë bezhë, me të cilin është fotografuar para lokalit ku është parë dhe basketbollisti.

Booker u shfaq i veshur sportive me atlete dhe xhinse. Mediat e huaja kanë shtuar se në darkën e dyshes ishte dhe motra e Kendall, Kylie, megjithatë është larguar më pas.