Kendall Jenner pranon lidhjen e re dhe zbulon me sa basketbollistë ka dalë

Showbiz

Kendall është përpjekur që gjithmonë ta mbajë jetën e saj private larg mediave, por së fundmi ajo është përfolur shumë. Ditën e djeshme një ndjekës i saj ka publikuar në ‘Twitter’ një foto të 5 basketbollistëve dhe aty shkruan se këta kanë qenë të dashurit e Kendall.

“5 basketbollistët me të cilët Kendall Jenner ka pasur lidhje. Kjo është një skuadër playoff”, shkruan ai.

Kjo foto që fliste për 5 basketbolistët, Ben Simmons, Blake Griffin, Jordan Clarkson, Kyle Kuzma, D’Angelo Russell, duket se e ka irrituar bukuroshen e cila ka reaguar menjëherë në ‘Twitter’. “Dy nga këta të pestë, faleminderit”, shkruan Kendall.

Në këtë mënyrë Kendall pranon lidhjen me basketbollistin që u përfol disa javë më parë.