Këngët e Mozzik dhe Getinjo rikthehen në Youtube, reagon ish-menaxheri i tyre!

Showbiz

getinjo mozzik
Këngë si: “Tony Montana”, “Kokaina”, “Me hile” “Dhezu” dhe të tjera , tashmë mund t’i gjeni tani në YouTube.“OnRecords” ka rikthyer hitet e dy vëllezërve që i hoqi pas debateve që çuan në largimin e tyre nga shtëpia diskografike.Si është e mundur? Menaxheri i shtëpisë diskografike Met Elshani shprehet se, këngët janë rikthyer në YouTube përkohësisht.

mettelshani 10 1 2018 16 58 35 754 780x439

“Janë kthyer për shkak se shumë njerëz kanë futur në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur t’i heqnim një nga një i kemi futur sërish. Në këtë mënyrë i kap sistemi dhe fshihen vetvetiu adresat të cilat kanë nxjerrë këngët tona. Deri tani janë mbyllur pesë llogari nga YouTube, sepse i kanë futur në kanalet e tyre ilegalisht”- tha ai.Kujtojmë që studioja muzikore “One records” vazhdon të jetë në proces gjyqësor me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjon, pas largimit të këtyre dy të fundit dhe prishjes së njëanshme të kontratës.