Fansat mendojnë se Meghan Markle e ka sjellë në jetë fëmijën dhe japin këto arsye…

Showbiz

4gu64l6464
E gjithë bota po pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës së Meghan Markle dhe Princit Harry. Dukesha Meghan është treguar shumë e rezervuar për shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës, por fansat e familjes mbretërore janë të bindur se ai ka ardhur në jetë. Çifti i famshëm thanë pak ditë më parë se do i mbanin të gjitha detajet e lindjes të fshehta dhe larg syrit të publikut. Megjithatë të gjithë mendojnë se Meghan ka lindur dhe ka sjellë fëmijën në jetë në mënyrë natyrale. Ka 4 arsye përse fansat janë të bindur se familjes mbretërore i është shtuar anëtari më i ri:

46BCFF0300000578 5126431 Prince Harry and Meghan Markle appeared at a photocall at London a 1 1511942875860
1. Në postimin e tyre në ‘Instagram’, Meghan dhe Harry falenderuan të gjithë fansat në emër të tyre dhe fëmijës për disa donacione. Kate Middleton dhe Princi William asnjëherë nuk ju janë referuar fëmijëve të tyre të palindur në rrjete sociale.
2. Grimieri i Meghan Markle ishte i pranishëm javën e kaluar në Windsor, afër shtëpisë së Meghan dhe Harry.
3. Kate Middleton 1 muaj para lindjes së fëmijëve nuk shfaqej më në publik. Edhe dalja e fundit publike e Meghan Markle ka qenë në 19 mars, kur ajo vizitoi Zelandën e Re.
4. Eventi i fundit zyrtar i Princit Harry ishte ne 4 prill dhe për 4 muajt e ardhshëm nuk ka asnjë angazhim publik.