Këngëtari i njohur, i dedikon disa fjalë Dafina Zeqirit!

Showbiz

duffy
Grupi muzikor Magic kanë pushtuar tregun ndërkombëtar në vitin 2013, me këngën e tyre “Rude”. Këngë e cila edhe sot vazhdon të jetë një hit dhe të dëgjohet ngado. Solisti i grupit, Nasri, është takuar së fundmi me këngëtaren shqiptare Dafina Zeqiri. Jo vetëm kaq, por ai i ka dedikuar disa fjalë të veçanta asaj.

magic 2
“Drej e nga Kosova. Dafina Zeqiri gjeti pak kohë për mua, gjatë udhëtimit tonë për në Los Angeles. Shkruajtëm diçka klasike bashkë. Një grua e fuqishme dhe një këngëtare e shkëlqyer,” ka shkruajtur ai bashkangjitur fotos ku shfaqet përkrah Dafinës. Me çka kuptuam nga ky postim, dy këngëtarët kanë hedhur disa materiale në letër dhe ndoshta së shpejti mund të kemi edhe ndonjë bashkëpunim midis tyre.

magic