Brazil, Neymar ndez polemika duke festuar në diskotekë datlindjen e motrës

Sport

neymar23
Neymar mund të ketë operuar këmbën, por kjo nuk e ndalon atë të ndjekë jetën e natës në Brazil. 25-vjecari i cili zyrtarisht po ndjek një fazë të përshpejtuar riaftësimi, ka postuar në instagram një video ku shfaqet duke kërcyer me një këmbë. E gjithë kjo erdhi pak pasi ishte parë në një nga lokalet më të njohura të natës në Sao Paulo. Në fakt Neymar festoi 22-vjetorin e motrës së tij Raffaella, kjo nën shoqërinë e së dashurës, Bruna Marquezine.

ney dtl

 

Party i jashtëzakonshëm nuk la pa tërhequr vëmendjen e gazetarëve, që në Brazil kanë etiketuar menjëherë si skandal. Lojtari më i çmuar në botë, mbetet ende në pikëpyetje për botërorin Rusi 2018-të. Javën e kaluar ai trazoi jo pak rrjetet sociale teksa për të nderuar kujtimin e shkencëtarit Stephen Hawking, postoi një foto të tijën me karrige me rrota. Përpara festës për mediat foli i ati i Neymarit, që është njëherësh edhe agjenti i tij.