Këngëtari i njohur i thotë “mirupafshim” muzikës: “Dua të jem një baba i mirë!”

Showbiz

Zxcedsherr

Viti që lamë pas ishte një nga më të suksesshmit për këngëtarin Ed Sheeran, i cili me albumin e fundit, “Divide” dhe këngët “Shape of You” e “Perfect” arriti të kryesojë klasifikimet ndërkombtare.

Pak ditë më parë, Ed lajmëroi edhe fejesën me modelen, Cherry Seabon dhe bashkë me këtë lajmërim, këngëtari britanik na ka lajmëruar edhe për largimin nga muzika.

Në një intervistë për Daily Mail, Ed ka treguar se shumë shpejt do të heqë dorë nga muzika.

“Ambicia ime në muzikë do të shkojë menjëherë në 0 sapo të bëhem baba”, – shprehet Sheeran. “Nuk më intereson më asgjë përsa kohë kam një fëmijë apo një familje”

“Unë dua që mbi të gjitha të jem një baba i mirë, pastaj një muzikant, por sapo të kem një bebush do distancohem nga muzika”, – përfundon Ed. /Blitz.al/