Kampioni i ´Formula E´, Lucas di Grassi mendon te kandidoje per kreun e FIAs

Sport

Lucas Di Grassi

Lucas Di Grassi kampioni aktual i kategorise se garave me makina elektrike, “Formula E”, ka zbuluar se mendon te behet president i FIAs, pasi te kete mbyllur karrieren e tij ne piste.
Braziliani eshte shprehur se eshte i dashuruar me kete sport dhe e pelqen shume idene qe pas braktisjes se makina nje-vendeshe, te vazhdoje te kontributoje per te ne menyra te tjera, si drejtues ne federaten nderkombetare te automobilizmit, e pse jo si president i saj.
Sipas tij, ka shume gjera qe drejtuesit aktual te FIAs, nuk i shohin njesoj si pilotet. Di Grassi mendon se dikush, i cili i ka perjetuar vete garat me makina ne kategori te ndryshme, pasi keshtu mund te zgjidhen me shpejt dhe me mire problemet teknike apo rregullat qe kane te bejne me to. Kurse per sa i perket çeshtjeve financiare, 33-vjeçari mendon se perfshirja e shume sponsorave kane sjelle nderlikimet qe pilotet dhe skuadrat po hasin se fundmi.
Gjithesesi, piloti brazilian ka ende shume per te dhene ne piste dhe deri ne momentin kur do te perfundoje karrieren, shume gjera mund te ndryshojne.
Lucas Di Grassi eshte kampioni ne fuqi i “Formula E”, ku eshte pjese e skuadres Audi Sport Abt. Pak kohe me pare, ai u emerua edhe si drejtor ekzekutiv i projektit me te ri te FIAs, “Roborace”. Kategori qe mendohet te lançohet ne te ardhmen ku makinat do te pilotohen nga sisteme robot.
Per Di Grassin, shume njerez se botes se garave me makina, besojne se mund te kishte sukses edhe ne jeten politike. Ai eshte nje person mjaft inteligjent, i diplomuar ne ekonomi ne nje nga universitetet me te mira e te njohura ne Brazil. 33-vjeçari eshte nje nga njerezit qe themeloi kategorine e “Formula E” dhe se shpejti mendohet te emerohet edhe ambasador i FIAs.