Këngëtari i njohur sapo deklaroi se përdor autotune sa herë që këndon!

Showbiz

post malone
I ftuar në emisionin “The Tonight Show” i cili drejtohet nga Jimmy Fallon, një nga këngëtarët më të suksesshëm të momentit ka rrëfyer për herë të parë për karrierën dhe jetën e tij. Post ka zbuluar se në fakt ai nuk ka ditur të luajë asnjë instrument më parë dhe kitaren, të cilën tani e luan gati në çdo koncert, e ka mësuar vetëm 3 vitë më parë.

1044352048 1024x1024

Por ajo që ka shkaktuar shumë të qeshura në studio ka qenë momenti kur moderatori e ka pyetur “Po talentin për të kënduar nga e ke marrë?”, dhe ai i është përgjigjur “Nga autotune”. Në fakt këngëtarët e kësaj gjenerate po akuzohen gjithmonë e më shumë nga artistë më të vjetër që të gjithë suksesin e kanë nga autotune, program me të cilin rregullojnë zërin në studio. Me siguri Post Malone e ka thënë me shaka deklaratën e tij, si për t’ju përgjigjur këtyre kritikave pasi ai këndon shumë mirë edhe live. Të tjera detaje që ka thënë ai është fakti që tatuazhet ka filluar ti bëjë pasi e ka bindur Justin Bieber.