Këngëtari i njohur shqiptar, së shpejti baba për herë të parë!

Showbiz

I njohur për ritmet karakteristike që banda “Offchestra” në të cilën Sezgin Curi është vokalist, këngëtari i ri nga Kosova kësaj here vjen me një lajm të ëmbël nga jeta private.

Bashkëshortja e tij Teuta është shtatzënë dhe për herë të parë ka bërë me dije për ngjarjen e bukur që po ndodh në jetën e çiftit, duke postuar një foto me barkun e rrumbullakosur.“Lumturia është rrugës” ka shkruar mami në pritje nën foto ndërsa dallohet qartasi se edhe shumë pak kohë duhet derisa çifti të bekohet me ardhjen në jetë të bebit.