Këngëtarja e njohur, rikthehet më në fund pas 3 vitesh mungese në skenë!

Showbiz

avril web
Përpara 3 vitesh, Avril Lavigne u diagnostifikua me sëmundjen “Lyme”. Kjo sëmundje, përveç fizikut, të dëmton tejmase edhe psikologjikisht. Për këtë arsye, Avril prej 3 vitesh ishte larg fansave, skenës dhe muzikës. Por, tashmë duket se këngëtarja është gati t’i rikthehet pasionit të saj.

avril lavigne

“Kam shkruar këngë të vërteta, të sinqerta. Mendoj se njerëzit do t’i pëlqejnë. Po bëj gjithçka mundem dhe dua që në fund, çdo gjë të jetë perfekte. Kam 3 vite që punoj për këtë album dhe mendoj se ky është viti që do të arrij ta nxjerr në treg,” është shprehur ajo.