Këngëtarja e njohur zbulon historinë sekrete me Elvis Presley-n!

Showbiz

elvis
Dolly Parton një nga artistet më të njohura të muzikës country në Amerikë dhe autore e disa prej hiteve më të suksesshme në botë si “Jolene” ose “I will always love u” ka rrëfyer se në fillimet e karrierës së saj i është dashur të refuzojë një propozim të Elvis Presley.Bëhet fjalë pikërisht për këngën “I will always love u”. Pasi Dolly e kishte publikuar projektin, menaxherët e mbretit të rock and rollit e kishin kontaktuar dhe i kishin propozuar që ai ti bënte një cover këngës. Sigurisht artistja e cila atëherë ishte në fillimet e karrierës kishte pranuar, madje kishte lajmëruar gjithë familjen dhe miqtë e saj që Elvis do këndonte një krijim të sajin.

dolly parton

Gjithsesi këtë vendim ajo e ka kthyer në momentin kur menaxherët e tij i thanë se nëse Presley do të këndonte një cover, atëherë ajo duhet ti shiste të drejtat dhe autorsinë e krijimit. Dolly nuk ka pranuar, madje ka thënë se ky është vendimi më i vështirë që i është dashur të marrë në jetën e saj por që “I will always love u” ishte kënga e saj dhe nuk mund të hiqte dorë. Gjithsesi në vitin 1992 ishte Whitney Huston që e bleu këngën dhe bëri coverin e famshëm që tani ne e njohim të gjithë. Në atë kohë Parton mori 15 milionë dollar fitime nga shitja dhe çdo ndjenjë pendimi mund të jetë shuar nga ky fakt. Tani ajo thotë se nuk është problem që njerëzit vazhdojnë të thonë se është kënga e Whitneyt, për sa kohë që mua vazhdojnë më vijnë pagesat.