Këngëtarja shqiptare, merr propozimin për martesë në ditëlindjen e saj!

Showbiz

shkenda
Shkenda Dubova ka marrë dhuratën më të bukur në ditën e saj të lindjes. Teksa ajo festonte me miqtë, njëri prej tyre ka marrë në dorë mikrofonin dhe ka thënë: “Po apo jo?” Ka qenë pikërisht miku i saj i ngushtë Labinot Gashi i cili ka organizuar këtë surprizë për të. Teksa ai fliste në mikrofon, partneri i Shkendës iu afrua duke i dhuruar një buqetë me trëndafila të kuq. Këngëtarja është emocionuar tejmase dhe sigurisht që ka thënë “Po”. E kush nuk do ta donte një surprizë të tillë?