Kerem Bursin pranë të rinjve me projektin“Colorful Schools”

Showbiz

Kerem Bursin, një nga aktorët më të dashur të serialeve, edhe pse vazhdimisht i angazhuar me projekte të rëndësishme profesionale, e gjen gjithmonë kohën për të përmbushur synimet e tij edhe jashtë sheshxhirimit. Aktori vazhdimisht është në fokus për iniciativat e tij me karakter social dhe ditët e fundit ka hedhur hapin e radhës. Kerem ishte një nga mbështetësit kryesor të projektit “Colorful Schools”,një projekt i zhvilluar në kuadër të rinovimit të pamjes së brendshme dhe të jashtme të shkollave të vjetra. Aktori është bashkuar me të rinjtë vullnetarë të komunitetit për të veshur me ngjyra të reja një shkollë të mesme duke u bërë njësh me ta në ndryshimin e pamjes së brendshme të saj. Ai u shpreh se ishte një kënaqësi për të, të jepte kontributin e tij për ambjentin ku këta të rinj kalonin kohë të konsiderueshme. Fansat e Kerem takohen me aktorin çdo mbrëmje,  në Kanal D Drama në serialin “Dyshja Fanstasike” dhe “Kur lind dielli”.