Kërkesa e Kanye po e tremb gjithmonë e më shumë Kim!

Showbiz

kim pakt
Faktikisht, kjo mund të duket si një nga gjërat më normale që mund të diskutojë një çift. Por, duke shtuar këtu edhe “dozën” e mendimeve “problematike” që Kanye ka shfaqur këtë periudhë, Kim normalisht ka filluar të trembet nga pretendimet e tij. Kanye kërkon që të ketë shumë fëmijë, ai do së paku 7. Kjo, sepse është i fiksuar pas këtij numri. Por, për Kim është komplet tjetër histori. Shtatzënia e saj e fundit ishte problematike, gjë që e detyroi çiftin që më pas të bënin fëmijën e tyre me ndihmën e një nëne surrogato.

kim kardashian kanye west kim kardashian and 20038009

Këto mendojmë se janë mjaftueshëm arsye për Kim që të mos kërkojë të ketë më fëmijë apo jo? Por, duke qenë se Kanye ka ndikim tejet të madh tek ajo dhe në çdo gjë që i përket familjes së tyre, Kim tashmë i trembet faktit se mos Kanye thjesht e vendos që do të kenë fëmijën e radhës dhe asaj do i duhet sërish të kalojë të njejtën gjë. Edhe pse fëmija i tyre më i vogël, u lind me ndihmën e një nëne surrogate, për Kim eksperienca ishte tepër e dhimbshme dhe stresuese.