Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” me një lajm surprizë, konfirmon shtatzëninë e dytë

Showbiz

Rikthimi i shumëpritur i Rihannës, në skenën e muzikës, ashtu sic ishte parashikuar mbrriti në skenën madhështore të “Super Bowl”. Fituesja nëntë herë e çmimit “Grammy”, solli bashkë me rikthimin e saj edhe një lajm me të cilin i ka surprizuar fansat e saj. Mbretëresha e popit ka konfirmuar se është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë. 34-vjeçarja, solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë. Gjesti i saj ndërsa ekspozoi barkun e rrumbullakosur dhe e vendosi dorëm mbi të, para një publiku prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Arizona, shkaktoi shumë zhurmë në rrjetet sociale.

Ndërsa ajo e konfirmoi lajmin për shtatzaninë e dytë  menjëherë pas përfundimit të performancës.Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, kohë kur ishte ngjitur në skenë me DJ Khaled për të kënduar “Wild Thoughts” në “Grammy Awards”. Rihanna e filloi shfaqjen me këngën e saj “Better Have My Money”. Ajo ishte e veshur me një trupore të gjerë me ngjyrë të kuqe që mbulonte plotësisht linjat e saj. Megjithatë, kishte veshur një bluzë të ngushtë poshtë që nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakosur, kishte e mirëmenduar me sa duket nga këngëtarja, si pjesë e lajmit- surprizë.

Ajo ju përmbajt hiteve të vjetra dhe nuk zbuloi asnjë këngë të re gjatë performancës së saj, e cila përmbante gjithsej 12 këngë. Ndërsa gjatë një interviste ajo foli për performancën e saj në shfaqjen e “Super Bowl”, theksoi gjithashtu se ndihej paska e frikësuar, pasi nuk kishte munguar në skenat e mëdha gjatë shtatë viteve të fundit dhe “Super Bowl” është një nga skenat më të mëdha në botë”, në të cilën edhe nëse do nuk mund të ngjitesh pa qenë i pushtuar nga emocionet.

Ajo gjithashtu kujtoi se ky do të ishte rikthimi i parë disa muaj pasi solli në jetë fëmijën e parë me të dashurin ASAP Rocky. E pyetur se kujt ia dedikonte punën famën dhe suksesin, ylli nga Barbadosiu përgjigj se përgjigja ishte një e vetme; djalit të saj. Sipas raportimeve, numri i shikuesve këtë vit pritet të shkojë në 192 milionë. Performanca e Rihannas në Superbowl 2023 shihet si shansi i saj për t’u kthyer në rrënjët muzikore dhe për t’u rilidhur me audiencën pas kohës së shkëputjes.