NBA/ Konferenca e Lindjes

Sport

Boston Celtics vijon të kryesojë Konferencën e Lindjes. Që pas disfatës me Phoneix Suns, për ekipin e drejtuar nga Joe Mazzulla kanë ardhur 4 fitore të njëpasnjëshme dhe e fundit është ajo ndaj Memphis Grizzlies, 119-109.

Një double-double nga Derrick Ëhite, me 23 pikë dhe 10 asist ishte një ndihmë e madhe për skuadrën nga Massachusetts, që mbetet komanduesja e Lindjes, ndjekur nga Milëaukee Bucks i vendit të dytë.

Giannis Antetokounmpo me shokë, janë duke e udhëhequr skuadrën e tyre drejt një ecurie fantastike. Me 10 fitore të njëpasnjëshme, Bucks zotëron ecurinë më të mirë të të dyja Konferencave. Fitorja e tyre më e freskët është ajo ndaj Los Angeles Clippers, 119-106 në transfertë. Edhe një herë tjetër, i zakonshmi Giannis Antetokuonpo rezultoi më produktivi i parketkt, me 35 pikë, 8 rebound dhe 6 asist në 35 minuta e 27 sekonda.

Në vendin e 3-të klasifikohet Philadelphia 76-ers, që fitoren më të fundit e ka arritur ndaj Brooklyn Nets të vendit të 5-të, 101-98 jashtë shtëpie. Një double-double nga Joel Embiid me 37 pikë dhe 13 rebound, e po ashtu edhe 29 pikë nga James Harden bëjë që 76-ers të merrnin fitoren e tyre të dytë radhazi.

Sakaq, vlen për t’u përmendur edhe forma pozitive e Cleveland Cavaliers, të cilët vijnë nga 6 fitore të njëpasnjëshme. E fundit është ajo ndaj Chicago Bulls, 97-89.

Duhet theksuar se Bulls janë prekur nga një krizë. 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit, e kanë nxjerrë skuadrën e Billy Donovan jashtë zonës play-off, në vendin e 11-të të tabelës së klasifikimit.