Zbulohet kush është i dashuri misterioz i Lady Gaga

Showbiz

Aktualisht këngëtarja po shijon dashurinë me po të njëjtin “burrë misterioz” që interneti zbuloi pak muaj më parë. Së fundmi Gaga është parë teksa puthej në një ballkon hoteli në Miami.

U desh pak punë nga fansat për të zbuluar se i dashuri i ri i Gaga-s është diplomuar në Universitetin e Harvard-it dhe punon si CEO në një kompani.

Ai quhet Michael Polansky dhe zgjedh të mbajë profil të ulët. Jo pa qëllim lidhja e tyre është më shumë se sekrete.