“Ti gjithmonë do të jesh në vendin më të veçantë të zemrës time”; Alina Boz bën postimin emocionues për qenin e saj

Showbiz

Qeni Dogo Argentino i aktores Alina Boz ka vdekur.  Boz bëri një postim me shënimin “Unë nuk mund ta shpreh atë që po kaloj, por ti gjithmonë do të jesh në vendin më të veçantë të zemrës time”.

Qeni i aktores së serialit “Mos ma lësho dorën” ka ndërruar jetë. Aktorja ndante herë pas herë me ndjekësit e saj foto të tij.

Alina Boz ishte në djeni të sëmundjes së tij prej disa kohësh. Ajo shprehu ndjenjat e veta me këto fjalë: Qeni im i dashur, shoku im, bashkëudhëtari im … Unë thjesht nuk mund të të falënderoj mjaftueshëm që më mësove se çfarë dashurie është e pakushtëzuar. ”

Unë nuk mund ta përshkruaj atë që po kaloj, por ti do të jesh gjithmonë në pjesën më të veçantë të zemrës sime. Faleminderit shumë që ke qëndruar gjithmonë i fortë edhe në ditët e tua të fundit. Prehu në paqe, zemra ime e pambuktë”.

Në fakt do dëshiroja të jepja dhe një mesazh që mund të ndihmojë secilin prej jush. Ju lutem bëjini qenve tuaj analizat çdo vit sepse ndonjëherë miqtë tanë më të mirë nuk na e tregojnë dhimbjen e tyre. Për fat të keq unë e mësova ktë shumë vonë.