Këtë nuk e kishim menduar kurrë: Mesi ndalon fluturimet në zonën ku banon!

Showbiz

leo mesi
A mund të kufizohet hapësira ajrore për një aeroport, vetëm se bezdiset një banor? Në fakt nëse ai banor do të ishte njëri prej nesh, sigurisht që jo. Por, ja që në këtë rast bëhet fjalë për Leo Mesin. Në qytezën Gava në periferi të Barcelonës, është kufizuar fluturimi me avionë. Kjo, sepse aty ndodhet banesa e Mesit.

ajer
Presidenti i kompanisë së fluturimeve ka thënë se momentalisht po bllokohen edhe punimet për zgjerimin e aeroportit, pasi nuk mund të kalohet aty ku jeton Mesi. Ylli argjentinas, ka shfrytëzuar disa hapësira ligjore lidhur me këtë çështje dhe ka arritur të pengojë fluturimet mbi shtëpinë e tij.

shpia
Kjo gjë nuk ishte dëgjuar kurrë më parë në botë. Beteja ligjore mes futbollistit dhe kompanisë ajrore vazhdon, pasi aeroporti pati marrë leje për shtimin e pistave. Ndërkaq Mesi thotë se leja e tyre konsiston vetëm në shtimin e pistave, por jo të korrdoreve ajrore shtesë.