Një muaj pas ndarjes këngëtari i njohur Liam Payne ngre dyshimet për një lidhje tjetër

Showbiz

Kohët e fundit këngëtari i njohur Liam Payne ka qenë një ndër personazhet më të diskutuar për jetën e tij private. Pak muaj më parë u përfol për një lidhje me modelen e famshme Naomi Campbell. Të gjithë miqtë dhe të afërmit e tyre e konfirmuan lidhjen, por ata të dy nuk e pohuan asnjëherë. Por për fat të keq pa e bërë ende publike historinë e tyre të dashurisë, lidhja mes Naomi dhe Liam mori fund gjatë muajit prill. Së fundmi, supermodelja Duckie Thot ka publikuar në rrjetet e saj sociale një fotografi në të cilën shihej duke mbajtur dorën me Liam. Gjithashtu Duckie e përmendi në foto emrin e Liam. Ky detaj ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.