Këto janë aktoret turke që kanë eksperimentuar me flokët e tyre

Showbiz

Disa prej tyre kanë të njëjtën pamje pavarësisht rolit që interpretojnë e disa të tjera thuajse nuk dallohen! Po flasim për ndryshimet në look tek aktoret turke. Tek fotot e mëposhtme, gjeni ndryshimet më të mëdha në pamje të yjeve tanë të preferuar!

de1

Tuba Büyüküstün
Të gjatë, mesatarë dhe të shkurtër: Flokët e aktores së njohur i kanë provuar të gjitha gjatësitë por gjithnjë pa ndryshuar ngjyrën. Tuba mbetet një brune e përjetshme.

de1

Bergüzar Korel
Ashtu si Tuba, edhe Berguzar ka bërë të njëjtën gjë me flokët e saj. Ajo ka luajtur me gjatësinë e tyre por pa ndryshuar ngjyrën. Aktorja i preu së fundmi flokët e saj të cilët i jepnin pamjen e një vajze klasike. Tashmë, flokët e Korel janë të shkurtër dhe kaçurrela.

de1

Burcu Biricik
Burcu Biricik, aktorja e njohur e “Krenari dhe respekt” ne Kanal D, prej kohësh, ruan të njëjtën gjatësi të flokëve të saj. Megjithatë, nuk mund të themi të njëjtën gjë për ngjyrën. Ajo është një herë bionde, e një herë brune.

de1

Meryem Uzerli
Mund të jetë aktorja turke që ka eksperimentuar më shumë me pamjen e saj. Gjithmonë duke luajtuar me ngjyrat, Uzerli është gjithnjë në ndryshim!