Khloe tregon dhuratat e vajzës së saj, fansat e vërshojnë me kritika!

Showbiz

khloe true
Një foto e së bijës, True e publikuar nga Khloe Kardashian krah një arushi e një makine të vogël ka shkaktuar debate mes ndjekësve në ‘Instagram. E vogla dukej shumë e lumtur brenda makinës së vogël dhe arushit që i kishin dhuruar, por fansat e akuzuan Khloen se po e kthen vajzën në materialiste.Sigurisht që ylli i “Keeping up with Kardashians”, reagoi ndaj akuzave duke mos duruar për shumë gjatë.

trueee

“Ju nuk duhet të gjykoni në këtë mënyrë. Përse duhet të jeni kaq negativë nëse jeni fëmijë të Perëndisë? Ajo është një vogëlushe që mori një dhuratë shumë të bukur dhe isha shumë entuziaste për t’i bërë një foto. Po mundohem të shijoj çdo moment që mundem me engjëllin tim të ëmbël! Engjëllin që më dha Zoti”,-shkroi ajo në komentet krahas fotove. Kujtojmë se True ka vetëm pak muaj që ka ardhur në jetë dhe është vajza e parë e Khloe Kardashian.

khloe koment